Errësira e mbrëmjes
Rrokulliset nga shpatijet
Mjegullën bart me vete
Mbulon zhurmën
E dremitur të ditës!
Nata bëhet varrezë e të puthurave.
Zogjtë e natës hapin flatrat
Nisen për betejat e fluturimeve...
Si tërbim i zhurmshëm
Fishkëllojnë shullajet
Ligjërojnë këngë Vërrini
Në dehjen e tyre
Nëpër Dushkajë
Në natën e lumtur!
(13 prill 2022, Pejë.)