Nëna është Ministre e Edukimit, Ministre e Arsimit, Ministre e Shëndetësisë, Ministre e Jashtme, e Mbrendshme; nëna me një fjalë është Kryeministre dhe Presidente e shtetit që e quajm familje️.
Nëna është udhërrëfyese, është statege e shtetit familjarë, që nuk mund të korruptohet me asgjë️.
Nëna këtij shteti i jep gjthçka dhe nuk i merr asgjë, pos që e shijon dashurinë e ndërsjelltë.
Presidentja dhe Kryeministrja e shtetit familje, e bën punën e duhur në kohën e duhur, rradhitjen strategjike, me mendje të shëndoshë, buzëqeshje dhe me inkurajim.
E ke vërejtur ndonjëherë, nëna punën më të vogël e bën me seriozitetin më të madh, me levën më të vogël arrinë efektin më të madh, dhe jo vetëm këtë, por edhe rradhitjen e bën të logjikshme dhe natyrshme; e ke vërejtur edhe një gatim buke e bën ashtu që në fund e pjekë, dhe jo „sëpari ta pjekë miellin e pastaj ta përzien me ujë e krip“, dhe mu këtë strategji pune e përdorin vet shtetet e kompanitë më të mëdha dhe më të sukseshme në botë️.
Po të ishte udhëhequr shteti ynë i ri me këtë strategji të nënave në dy dekadat e fundit, sikur që u udhëhoq nga ato nëna që bën lakun e madh historik e që triumfuan, dhe vunë gurthemelet e shtetit të dytë shqiptarë, si rezultat i edukimit të bijëve e bijave me frymë progresive, sot do të kishim një shtet krej ndryshe, me cilësi ashtu si e meritojmë.
Shpresoj të zbatohet dhe implementohet strategjia e nënave për një të ardhme të bardhë.