U ulë nënlokja në oborr
Nxori foton nga shpirti e bisedon
Me djalin e saj seç e përmallon
Se ai në luftë i ra dëshmorë
Të lumtë bir i nënës
Ti e dhurove jetën për liri
Gjakun ia fale Kosovës
Për të shtrenjtën Pavarësi.
Edhe pse ty të humba
Jetoj me kujtime për ty
Freski zemre janë veprat e tua
Që në histori janë të shkruara
Të vegjël mi le fëmijët
Që me shumë mund i kam rritë
Dhashë çdo gjë për t`i shkollu
Amanetin tënd me ta jetësu
Tu rritën në liri
Po mungesë të patën ty
Të gjithë tu shkolluan por mjerisht
Një vend pune nuk e siguruan
Të gjithë me njoftësi punësohen
Për fëmijët e dëshmorëve
Askush nuk qan kokën
Me shumë mund t`i shkollova
Por asnjëherë jetës nuk ju dorëzova
Vujtje halle e shumë mërzi
Që nga ajo ditë që të humba ty
E gjithë rinia ja kanë mësy mërgimit
Se në ketë vend papunësi
Kryejnë fakultete e magjistraturë
E në profesionn të vetin s`gjejnë punë
E kësaj rruge edhe Sovrani ju bashku
Një jetë më të mirë me siguru
Edhe neve këtu me na ndihmu
Sa vite pas lufte asgjë s`ka ndryshu
Nipi im përshëndetët me mue
E ndieva dhimbjen
Si ti në luftë kur ke shkue
Zemra e lokës sot
Dy herë ju ka copëtue
Zemra e nënlokes po i digjet flakë
Nipi saj rrugën e mërgimit e ka marrë
Ah moj loke a do të më gjen gjallë
Do të më lëshon shpirti me mallin tanë
Loke unë e di që je e fortë
Shpesh do të vij në Kosovë
Kam me ardhë shpesh me të pa
E me mall tim nuk kam me të lanë
Lokës së tij ju mbushën sytë me lot
Nuk i bënte zemra rrugë t`i uroj
E përqafoji me shumë afsh në ballë
Kjo rrugë për ty qoftë e mbarë
Loke e di se me pret si foleja zogun shtegëtar
Po unë do kthehem me emrin mërgimtar
E di që do me pret të pragu i shtëpisë
E di që s`ka vend ma të mirë se toka e Arbërisë.