Një ditë të bukur mëngjezi
dëgjoj një tingull qameti
vdiq legjenda e k'tijë vendi
Dritëroi mendje ndrituri.
Zija seç mbuloj vëndin
zoqtë këngën e ndalën
era fëshërinte zë mjerimi
Dielli u venit,ngrysi ditën.
Vajtojë qielli dhe njerëzia
pemët i zhvedhën gjethet
legjendat lindin nuk vdesin
jeton në tingujë përjetësia.
Këngë mojë hedhim valle
ty t'këndoj pa reshtur fare
si këndonte bilbili maleve
tingujë-tingujë luajte valle.
Do t'jetosh në zemra tona
si flamuri jonë me dy grena
ooh legjenda e k'tije vëndi.
krenar jemi brez pas brezi.
@V.J.H@
Valbona
Valbona Jolla Hani
NË ËNDRRËN TIME
Ëndrrën time e mbaj në duar
Kjo ëndërr më ka zbukuruar
Fusha e male plot kam kaluar
Me sytë e shpirtit të trazuar
Ti je një ëndërr kaq e bukur
Qesh e lozë me sytë e shpirtit
Ti je porta ku zemrën kam futur
Tek shtegu i ngushtë jam strukur
Në atë fole më mbanë shtrënguar
Si zog i bukur më ke ledhatuar
Me qepallat e syrit më ke mbuluar
Aty ëndrra ime e bukur ke qëndruar
Do qëndroj aty sa fryma të më ndalë
Aty do thur karvan ëndrrat me sy
Aty zjarrin e këngën e ndezim ne të dy
T'vallëzojmë në varkën e shpirtit sy me sy.