Për dashurinë

Kultura

Për dashurinë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 15 prill 2022 Në ora: 22:30
Sulejman Mehazi

1. Për dashurinë

Dashuria nuk këndohet, po vajtohet,

s'kërkon të qeshur, po lot,

s'kërkon fjalë, po shpirt,

s'kërkon tendencë, po transedencë!

2.Për dhembjen e kokës dhe zemrës

Dhembja e kokës vjen nga urrejtja e smira,

dhembja e zemrës nga bukuria e dashuria.

3. Pë lumturinë dhe stresin

I lumturuari pak fle,

i stresuari rrit kërkesën për gjumë.

4. Për sytë

Syri i njeriut dallon prej syrit të kafshëve sepse syri i njeriut është për të lexuar, studiuar e analizuar, kurse i kafshëve për të shikuar.

Zoti i Madhëruar njeriut i dha katër sy: Dy janë sy të kokës dhe dy të zemrës. Me sytë e kokës i shohim krijesat, ndërsa me dy sy të zemrës Dashurinë...

5. Për ankesën

Te gjithë njerëzit ankohen për shëndet e lek, askush për moral e sinqeritet.

6. Për llojet e shpirtrave

Shpirti kuptohet në tre mënyra:

1.Shpirti  trupor. Ai e mban  të gjallë trupin. Ndjen dhembje trupore.

2. Shpirti i jetës. Ai ha, pi, urritet dhe etet.

3. Shpirti rrjedhës, udhëtues, gjallërues. Ky shpirt zgjohet kur dashurohet.

Shtojcë:

Nga përvoja e shkollës mistike!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat