Njeriu është ashtu si ai mendon, dhe shuma totale e të gjitha mendimeve të tij përbën karakterin e tij, dhe asgjë tjetër
Vet njeriu me mendimet e tij, është mjeshtri dhe krijuesi i karakterit të tij
Karakteri i njeriut nuk është viktimë i ndikimeve të të tjerëve, por rezultat i mendimeve totale.
Po ashtu, ne i krijojmë kushtet dhe rrethanat, dhe jo rrethanat neve! Rrethanat janë vetëm reflektues si pasqyre, të personit në fjalë Nëse një ditë shikon rrethë e rrotull vetes, dhe thua këto janë kushtet dhe rrethanat ku jetojë, nuk sheh asgjë tjetër, pos krijimet, punët dhe angazhimet, sakrificat e së kaluarës
Derisa ne mendojmë dhe besojmë, se kushtet dhe rrethanat nga jasht, ndikojnë dhe dirigjojnë arritjet tona; atëherë ato kushte dhe rrethana nga jasht; do të na shtynė si valët e detit, dhe do të dërgojnë pikërisht në atë drejtim që duan ato rrethana, dhe nuk do të ecim në atë drejtim dhe cakun, që ne e duam
I gjithë ndikimi dhe dirigjimi i rrethanave, dhe kushteve nga jasht, ndërpritet në momentin kur ne fillojmë ti ndryshojmë ato
Në momentin kur ne realizojmë, besojmë se jemi mjeshtri, krijuesi dhe komandanti kryesorë i kushteve dhe rrethanave, në atë moment fillon dhe ndryshimi i kushteve dhe rrethananave
Në fakt, ne nuk mund ti ndryshojmë rrethanat direkt, dhe përnjëherë, por ne mund ti ndryshojmë dhe ti rikrijojmë e komandojmë në „kopshtin e fshehur“ në mendjen tonë, në trurin tonë, në brendësinë e kokës sonë, ku askush nuk mund ti sheh, se si duken kushtet dhe rrethanat; që ne i duam, përveq nesh, mu aty ku fillon ndryshimi
A mund të ndryshohen rrethanat
PO, thotë James Alain
Filozofi brilant thotë, rrethanat dhe kushtet mund të ndyshohen në tokën e fshehur
Aromën e lirisë, që e shijojmë sot, lulet e para të lirisë; janë mbjellë ujitur, e janë rriturë në tokën e fshehur, mu në „kopshtin e ndritur“ në mendjen e ndriturë të herojve tanë
Edhe pse rrethanat dhe kushtet nuk lejonin të dryshojë gjendja reale, ata i mbollën, kultivuan dhe rritën trëndafilat e kuq, në tokën e feshehut, në kopshtin e tyre të ndritur.
Pse e arritëm lirin? Sepse qëllimet tona ishin në harmoni me veprimet dhe sakrificat tona
Sepse herojtë, dhe i tërë populli, ishin të gatshëm të sakrifikojnë gjithëçka për arritjen e qëllimit
Pa marrë parasyshë rrethanave dhe kushteve, edhe fidanet e zhvillimit ekonomik, mund të mbillen në tokat e fshehura, në kopshtet e ndritura të udhërrëfyesve
Nëse, veprimet janë në harmoni me qëllimin, mund të arrihet zhvillimi dhe standardi ekonomik, që ne e duam
James Alain thotë farat janë mendimet, ndërsa toka e fshehur është truri ynë, ku mund të mbillen, kultivohen dhe rriten mendimet tona. Ku rrethanat indirekt mund të ndyshohen, përshtaten dhe me kohën të arrihen, rrethanat reale që dëshirohen
Kur mendimet kalojnë në shprehi dhe veprimet janë në harmoni me cakun, është e pa mundur, të mos arrihet qëllimi!
Kush do të arrinë pak, duhet pak të sakrifikojë.
Kush do të arrinë shumë, duhet shumë të sakrifikojë.