Jam te “Mrizi i Zanave”
Me Fishtën e Madh
Në dorë mban Lahutën
Këndon për Oso Kukën
“Ku fillojnë kufijt e geget”
Me Mjedën u takova
Më njoftoi me Loken
Me Trinën dhe Zogën
Kaluam në Vrrakë
Kaptuam mal e kodër
E Migjeni vuante
Për Lulin e Vocër
Enigma e fjalës
Kërkon shprehjen e vet
Te Hymni i Flamurit
T’Asdrenit Poet
Shkuam te Adem Dema-
Meteor që ndrin
S’pushonte së luftuari
Me t’gjakut gjarpinj
Podrimja, rroftë sa malet
Thërret me t’lartin zë:
-Kosova është gjaku im që nuk falet
Kosova s’duron më!
E Kutelit vetë
Zemra i buçet:
Shqiptarin e do mbret
Nga deti në det
Edhe Vëllezërit Frashëri
Digjen si qiri
I luten atdheut:
-Më jep nder, Shqipëri!
Skënderbeu trim
Në Krujën legjendare
Shpatën e gatit
Për kokat tradhtare
Adem Jashari i gjallë
N’kulla të Prekazit
-Kosova është Shqipëri!
Shpërthen prej marazit
Me zë t’lartë thërret
Komandant SANDUKANI
-Zgjohuni, o shqiptarë
Se na shkoi vatani
Zahir Pajaziti-
Syri i Lirisë:
-Kujdes, vëllezër t’ dashur
Nga gisht i tradhtisë!