Në Dushkajën time të lashtë
Shumë kujtime i lidh
Me lulet e Shëngjergjit...
Udha e Kuqe e Gërgocit
Më ruan një kujtim gati të harruar!
Për atë nate n’rrugëmali.
Disa këmbësorë të vonuar.
Tek ktheheshim nga Gjakova
Një grua ishte me ne...
Më ndali në terrinë
Më kapi përdore rastisi!
U shmanëm në buzëmali!
Udhëtarët e rraskapitur
As që vrisnin mendjen
Se dikush u mungonte!
Isha gjimnazist i ri
Diçka bëmë me atë grua
Nuk ishte dashuri...
Festat e majit na bashkonin
Dikur në Sukë të Cërmjanit
Këngë e valle gumëzhinin...
Kujtonim Gjergj Fishtën
Me vargje të Hasan Hasanit
Krenohej Dushkaja!