Këta trima prej Anadrini
Si ndante nata as dita
Gjithmonë bashkë njëri me tjetrin
Të qeshur siç i donte jeta
Në zemër zjarr kishin për Shqipërinë
Dhe luftën bashķë e bënin të dy
Ëndërronin të festonin në fitore
Kush e dinte që edhe vdekja s'do t`i ndante
Si dy trupa e një shpirt
Si sot më kujtohen fytyrat e tyre
Vullnetin e dëshirën për luftën çlirimtare
Dëshirën për fitore e kishin të parën
Asgjë s'donin t'i ndodhte njërit pa tjetrin
Dëshirat e tyre u plotësuan
Të dy bashkë u bënë heronjë
Të dy bashkë luftuan e bashkë e sollën lirinë
Tash të dy pushojnë të qetë në varre
Me shqiponjën lart që ju valëvitet krenare.