Poezia është një art

Kultura

Poezia është një art

Nga: Xhelal Hoxha Më: 20 prill 2022 Në ora: 09:24
Xhelal Hoxha

Poezia është një artë i kulturës botërore

Artë i gjuhës, i letërsisë, i bukurisë

artë i filozofisë, i dashurisë,

i vetmisë dhe i gjithë njerëzisë!...

Poezia është një "tharmë"i jetës tonë

Sa njerëzorë, po aq edhe, human, letrarë e shkencorë...

Është një veprimtari pak si e lindur

E më shumë duke e mësuar, ushtruar...

Është një spirtualitet-shpirti i fuqishëm

Artë i bukur, i bekuar

Metafizik e psikologjik,

por shumë i vështirë, por i uruar!

Duhesh të jesh Inteligjent, i zgjuar

Duhesh të kesh: Nxitje, vetëbesim e zgjim,

diçka shumë të rëndësishme, për të krijuar...

Duke mos ra kurrë në gjumë të thellë...

Për punë, liri, dashuri e ndriçim

të atdheut; tuaj dhe tim!

"Poezia është një mrekulli në ardhje-lindje

Por, është edhe një rrugëtim- vështirësi

Para vdekjes, vdekje e trishtim!".

Unë gjithmonë e desha e do ta dua:

Një Rilindje, një Ringjallje,

një për ndritje dritësuese, për kombin tim!

Autori i poezisë, shpeshherë frymëzohet nga librat,

nga muza e nga vetja e ti, njeri

por nganjëherë më së shumti;

"nga fryma e natyrës, dhe e vet Zotit-Perëndi!”...

Xh.H

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat