Sepse,ai ishte besnik deri në fund ndaj atdheut të tij
Sepse, ai iu rikthye djepit të traditës,kulturës dhe besimit arbëror
Sepse, ai kishte në mendje e zemër atdheun dhe të mirën e shtetit të tij Arbëror
Sepse, rrënjët e Lirisë i kishte ujitur që nga vegjëlia edhe pse ishte pengë ujin e pastër arbëror ai e hedhte në anën e tij të rrënjëve të Lirisë dhe kombit të tij.
Sepse, ai e kishte në gjak Lirinë, dritën dhe dashurinë ndaj atdheut dhe Shtetit të tij Arbëror.
Sepse, ai nuk bënte gjumë më shumë se dy apo tre orë, dhe gjithë orët tjera ia dedikonte me djersë, urti,trimëri e punë të palodhshme për lirinë e vendit të tij dhe ndërtimin e forcimin e Shtetit të tij Arberor.
Sepse, në mendjen e zemrën e tij ai e kishte bashkimin e arbërorëve si për nga trupi edhe shpirti për të mirën e vendit, ai e dinte se vetëm të bashkuar themelet e Arbërisë dhe të ardhmes së shtetit të tij do të jenë të sigurta.
Sepse, ai kishte lind si dielli për ta ngrohë, për t'i bërë dritë, gjallëri etj, Arbërisë së tij.
Sepse, ai kishte lind me shenjë, pra i veçuar nga të tjerët,ai ishte fryti më i bekuar i tokës së lashtë Iliro-arbërore.Etj ,etj...