Është hapur zyrtarisht Pavijoni i Kosovës, në Benialen Ndërkombëtare të Artit në Venecie.
Kosova u përfaqësua nga instalcioni “Monumentaliteti i së përditshmes”, të artistit Jakup Ferri.
Ekspozita ka prezantuar piktura, qëndisje dhe qilima me llojllojshmëri ngjyrash.
Kuratorja gjermane Inke Arns, ekspozitën e Ferrit, e ka quajtur si ndërlidhje poetike, mes njerëzve, kafshëve dhe objekteve.
Ndërkaq, i pranishëm ishte edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili tha se gjithçka brenda pavijonit është punuar deri në detajin e fundit dhe se po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve.
Kosova merr pjesë për herë të pestë në Ekspozitën e 59-të Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia.
Ekspozita do të hapet më 29 prill deri më 27 nëntor.