T'përvlon,
kjo andje e ethshme,
Don me m'lexu,
Don me dit,
me m'shqiptu,
n'tingujt e ksaj rruzullie,
N'thellsina t'shejta,
Si ni kumon arit,
Kurr zbulu ma parit,
Derdh n'detaje t'imta,
A thu prej durve t'S'atit...
Don me m'lexu,
Me m'hangër nimt,
Me i lulnu
qeshjet e ksaj ftyre,
Me m'i puth,
kta lot' e syve,
Me m'lexu e me dit....
N'ajri me i ngrit,
Kurm ene shpirt.
Ma shum se me m'lexu,
Don me m'hetu,
Me shkel n'ato vise,
Ku vallxon liria,
Don me m'zotnu,
Por un s'kam asgja,
Përpos ni kohe,
për andrrat e mia...
..........
Po prap mos u tut,
Meje mos u frik,
Kamkryq ulu,
Ksaj Dodone 't'blert,
Mos u druj me m'pyt,
Thjesht mso me prit,
N'fëshfërim t'fjalës,
E gjen çdo t'vërtet...