Një mjek specialist
Del me një zbulim:
-Shëroj zorrën qorre
Lehtë, pa operim!
Kjo është e pamundur
Thonë mjekët e tjerë,
Shpikja e shpifur
Qenka e pa vlerë!
Na jepni të paktën
Një provë si dëshmi,
Se si pacientin
Na e shëron Ti?!
Së pari të sëmurin
E mësoj çdo mëngjes,
Për t’grënë një javë
Spinaq me vezë!
Në ditën e tetë
Nuk ndalem me kaq,
E ndërroj terapinë
I jap veç spinaq!
Ngre kokën zorrë-qorrja:
- Ku janë vezët o zuzar?
Unë me një goditje
E nxjerr si litar..!