Të gjitha organet e trupit
Organizuan një takim
Të zgjedhin komandantin
Me votim unanim
E para me propozim doli:
Unë e meritoj, thotë zemra
Jam shumë funksionale
Më meritore se thembrra
Mëlcia u hodh zë bute:
Edhe unë di të komandoj
Bile në bazë të funksionit
Këtë vend e meritoj
Propozimit ju bashkangjit
Shumë gjaknxehtë, zonja aortë
Pse të mos jam unë komandant
Jam e ëmbël si një tortë
Më dëgjoni me kujdes
mos i ndëgjoni këta horrët
në bazë të punës që bëjë
mu më takon, thanë zorrët
Dhe pas shume polemikave
me aklamacion votuan
komandat te organizmit
prapanicen e emëruan!
Por e shkreta nuk dinte
çka të bënte me nënshkrimin
U zu kaps diten e dyte
Kuterboi gjithe organizmin"
Kur nuk i del zot, pse e merr?