Çamëria u farosë,
nga Greqia u gjakosë…
Kështu bëri edhe Serbia,
u zgjeru n’trojet e mija…
Ç’na u thurr e ndërthurr hapësira n’Tokë,
me ca t’prishur n’Evropë!
Na u krijuan këto shtërngersa,
për t’mos jetuar pa pengesa!
Gabime t’mëdha bëri Bota,
për Rusi me investime t’kota!
Duke investuar për federatën,
e bënë edhe më terr natën!
S’demokratizohet federata me Putin,
i pangopuri kërkon pushtim!...
Veç shpërbërja n’Federatë,
do t’çlironte popujt e ngratë!
Ndarja federatës n’shtete t’pavarura,
e mirëpritur për demokraci t’ardhura!
Copëzimi i federatës së Rusisë,
hapësirë zhvillimi i demokracisë...
Zhvillimet e njerëzisë kanë për t’u shtuar,
popujt e gjakosur për t’u çliruat!
Rusia ju humbi identitet,
n’troje tyre u zgjerua vetë!
Kështu bëri edhe Serbia,
u zgjerua n’trojet e mija...
Çamëria u farosë,
nga Greqia u gjakosë...
i mbështeti edhe Evropa,
që sot sherrin po iu sheh Bota...