Nëse ne, në kopshtin e shtëpisë nuk i mbjellim lulet që ne i duam dhe kultivojmë ato, nëse ne nuk bëhemi komandant dhe kopshtar i kopshtit; atëherë do të mbien gjithçka tjetër në kopshtin tonë, por jo edhe ato lulet që ne i duam
Derisa ne mendojmë dhe besojmë, se kushtet dhe rrethanat nga jasht ndikojnë dhe dirigjojnë arritjet tona, atëherë ato kushte dhe rrethana; do të na shtynė si valët e detit, dhe do të dërgojnë pikërisht në atë drejtim që ato duan, dhe nuk do të ecim në atë drejtim dhe cakun, që ne e duam
I gjithë ndikimi, dirigjimi i rrethanave dhe kushteve nga jasht, ndërpritet në momentin kur ne fillojmë ti ndryshojmë ato
Në momentin kur ne realizojmë dhe besojmë, se jemi mjeshtri, krijuesi dhe komandanti kryesorë i kushteve dhe rrethanave tona; në atë moment fillon dhe ndryshimi i kushteve dhe rrethananave
Në fakt, ne nuk mund ti ndryshojmë rrethanat direkt, dhe përnjëherë, por ne mund ti ndryshojmë dhe ti rikrijojmë e komandojmë në „kopshtin e fshehur“ në mendjen tonë, në trurin tonë, në brendësinë e kokës sonë, ku askush nuk mund ti sheh, se si duken ato; përveq nesh, mu aty ku fillon ndryshimi
Kushtet, rrethanat, janë disa nga arsyet e përmendura, pse nuk përparojmë dhe zhvillohemi ekonomikisht
A mund të ndryshohen rrethanat
PO, thotë James Alain
Filozofi brilant thotë, rrethanat dhe kushtet mund të ndyshohen në tokën e fshehur
Aromën e lirisë, që e shijojmë sot, lulet e para të lirisë; janë mbjellë ujitur, e janë rriturë në tokën e fshehur, mu në „kopshtin e ndritur“ në mendjen e ndriturë të herojve tanë
Edhe pse rrethanat dhe kushtet nuk lejonin të dryshojë gjendja reale, ata i mbollën, kultivuan dhe rritën trëndafilat e kuq, në tokën e feshehut, në kopshtin e tyre të ndritur.
Pse e arritëm lirin? Sepse qëllimet tona ishin në harmoni me veprimet dhe sakrificat tona
Sepse herojtë, dhe i tërë populli, ishin të gatshëm të sakrifikojnë gjithëçka për arritjen e qëllimit
Pa marrë parasyshë rrethanave dhe kushteve, edhe fidanet e zhvillimit ekonomik, mund të mbillen në tokat e fshehura, në kopshtet e ndritura të udhërrëfyesve
Nëse, veprimet janë në harmoni me qëllimin, mund të arrihet zhvillimi dhe standardi ekonomik, që ne e duam
Farat janë mendimet, ndërsa toka e fshehur është truri ynë, ku mund të mbillen, kultivohen dhe rriten mendimet tona.
Ku rrethanat indirekt mund të ndyshohen, përshtaten dhe me kohën të arrihen, rrethanat reale që dëshirohen