Nuk të njoh, miku im, s’jemi parë
Në rrugëtimet ku kujtimi çel,
Por djemtë e tu i njoh, janë qelibarë,
Ndaj me këto vargje, pas teje bredh…
I zgjove agimet me krisma partizane,
O luftëtar i viteve të pa kthim!
Së bashku u gdhimë ne ndër alarme
Dhe pa të njohur, ti je miku im!
Në sup të ndrijnë në përjetësi
Plot dekorata, kumt lavdie
Se n’rresht të nderit përgjithnji,
Ti do të vishë me hap lirie.
Me hap lirie zgjon agimet
Dhe nis premtimi në histori,
Ti nuk luftove me ndarë çmimet,
Por për fatkeqen shqiptari…
Rend koha, ujëvarat veç rrjedhin,
Në shtratin e dëshirave të vjetra,
Ne bëhemi njerëz, kur kujtimet mbledhim
Dhe mbledhim dashuritë, si rrushin pjergulla…