Si sot më kujtohet libri të cilin e kam pas lexuar kur isha si vajzë e re “Emili ose mbi edukatën“ i botuar në vitin 1762 i shkrimtarit të famshëm Zviceran Jean-Jacques Rousseau i lindur në Gjenevë, njëherit edhe filozof, pedagog, shkencëtarë i shkencave natyrore e komponist. Filozofia e tij politike ndikonte në PËRPARIM TË SPJEGIMIT në gjithë Evropën.
Jean-Jacques Rousseau kishte ndikim të madh mbi pedagogjinë si dhe teorinë politike nga fundi i shekullit 18, në fillim të 19-it dhe të 20 - it.
Pikërisht libri i tij “Emili ose mbi edukatën“ është një ndër librat fasicionues.
Në këtë libër përpos të tjerave Ruso thotë se:
-„Të rriturit duhet t’konsiderohen si të rriturit, e të vegjlit duhet të konsiderohen si të vegjlit“.
Është ky një libër i cili për hatër të një ngritjeje kulturore të çdo moshe gjinie dhe etnie, në çdo aspekt gjithsesi e meriton të propozohet për lexim.
Pse?
Sepse vështruar nga këndi i perspektives dhe i praktikes prezente kudo në jetën tonë të përditshme (kështu mendoj un), fare qartë vërehet se respekti dhe konsiderata, vlerësuar sipas shkrimtarit, filozofit, pedagogut, shkencëtarit e komponistit Ztr. Zhan Zhak Roso, pothuajse gati në përgjithësi janë dezorientuar, që të mos them se e kanë humbur drejtimin e udhës përkatëse dhe janë “futur” në një labirinth jetësorë nga i cili vështirë duket se mund të dalin pa pasoja!
Viteve të fundit, siç shihet nga vet praktika e “lirisë” taktike e shprehjes, shpeshherë tek shumë individë e individe të cilët apo të cilat thirren në “emër të së vërtetës direkte“ dhe thonë,citat:
-“Un kam qejf me ta thonë fjalën drejt në sy?!“
Dhe edhe e thonë?!
Pa pikë të respektit edhe pa asnjë grimë konsideratë, konform mendimit, përkatësisht definicionit të sipër përmendur nga Zhan-Zhak Ruso në veprën e tij “Emili ose mbi edukatën” e shfrytëzojnë rastin dhe duke vepruar në këtë formë, pra në emër të së “drejtës në sy” gjithsesi tentojnë të arrijnë një periudhë afatgjate kohore dominuese, duke i anashkaluar krejtësisht me apo pa qëllim të gjitha aspektet e bashkësisë,qofshin ato familjare apo shoqërore dhe shihperktë më duhet edhe të them se askush nga ne nuk duhet të harroi se:
-“Të rriturit kanë qenë njëherë të vegjël dhe se të vegjlit do të rriten”.
Ose ja edhe një shembull më thjeshtë i komplikuar i jetës sonë të përditshme i cili gjithsesi duhet të merret parasysh se; -Vjehrrat kanë qenë njëherë nuse dhe se edhe nuset do të bëhen vjehrra.
E shih për këtë një „fjalë e drejtë në sy“„ ma mirë herët se vonë“ në një kohë të pikënisjes jetësore në një rreth të ri, qoftë ai familjarë apo shoqërorë bie në kundërshtim me teorinë e një kulture sipas Rusos dhe Bon-Ton it apo sjelljes sipas normave përkatëse dhe sjelljes së mirë sociale.
Pra shumëherë dhe kudo nuk ia vlen barra qeranë të veprohet sipas motos;
-„Sa më herët, aq më mirë“?!
Ku vetëm sipas qejfit e dëshirës egoiste humbëset dhe fundoset çdo ditë e më shumë prioriteti dhe respekti, konsiderata, kultivimi dhe aplikimi i traditave sepse;
-„ Ai ose ajo që harron nga ka ardhur, nuk e din ku shkon“
P.S.
-„Refuzimi s’duhet të përdoret si metodë dominimi.“
Citat i imi: Sabahate Byci Autore
26.04.2022 e Martë 18:12h
Gjermani