Vërtet është katund
Bukuritë janë pa fund
Madje me shumë lagje
Prore dalluar për magje
Atje poshtë “Babaniku “
Rriten mollët-mungon fiku
Arat bukanike te “ Lloqa”
Prore pjekim kollomoqa
Në jug ” Arrnicat e gjata”
Bereqet në kohë të thata
Kurse në lindje “ Smilana”
Rritet elbi, rritet tërshana
Ara të mira “ Xhigonet” janë
Dikur të mbjelllura me duhan
Aty diku “ Troja” kufizohet
Nga çdo bujk kjo lakmohet
Me krenari” Mulliri i Ahmetit”
Është pronë private , jo e shtetit
Pa ndërprerë sillet njëri guri
Bluhet misri , bluhet gruri
Është një vend “ Çufurrak”
punon çdo i ri e çdo plak
Verë e dimër e rrokë era
Më së pari aty del pranvera
“ Jazbinat” tani buzë asfalti
Koshere bletësh-aromë mjalti
Bletët në livadhe dhe në ara
Shkojnë larg deri te “ Kusara”
Në shpatije shtrihet edhe “Meli”
Bagëti deri sa të prarojnë dielli
Kullosave nuk i dihet fundi
Nga aty shihet tërë katundi
Me shekuj “Arat e Konakut”
Ku këndohet kënga e Ali Binakut
Melodi fyelli, melodi kavalli
Shpesh për këto të merr malli