Populli im si dje si sot
tek hajdutët mban shpresë kot,
erdhi i riu zhvatës si i vjetri,
të kanë zhveshur si në plazh deti,
të kanë lënë pa këmishë e brekë,
vetë në pallate sikur mbret,
kanë ngreh vila si n'Dubai,
ti s'ke lek për bukër, as vaj !
Pleqt të vetmuar me vajë n'buzë
s'ua hap derën askush,
djem e vajza i kanë lënë vetëm,
nëpër botë kudo u tretën.
Kanë lënë djerrë ara e vërri,
me dry mbyllen shumë shtëpi,
shumë shtëpi , me qindra e mija
ditë e natë ikën rinia,
kush për qiell, kush tokë e det-
zbrazët vendi për çdo vjet..
J.Z. Dilbeek, më 30 prill