O Flamuri kuq, o flamuri zi
Me shkabën dy krenare; sa krenare e sa hijeshi?!
Me ty, sa shumë luftëra, vuajtje e burgje
Për ty, sa shumë e njeriu, ka rënë fli?!...
Ka ra fli e është bërë theror,
dhe për ty emblemë e krenari jonë, kan rënë dëshmorë!
Duke të përcjell ty; brez pas brezi, me armë, dorë më dorë...
Me ty, dhe për ty:Në paqe, në dashuri e në liri!
Ke lavdinë në popull, ke mbështetje në Zot
Ti je më i miri flamur, nga të gjithë të tjerët...
Dhe do të mbetesh gjithmonë:
më i miri dhe më i bukuri në botë!