E vërteta është arrë e fortë në Evropë
dhe s´ thyhet as me teke diktatorësh
as me përgjakje e shkatërrime masive.
Në Rusi Putini është tërë padrjetësia
dhe përgjakja e tij me gjak evropash.
Qytetaria e urtësisë së vështirë, di t´i
përgjigjet me guxim Putinit të mjerë,
ajo i sheh retë që po grumbullohen, i
ndjen tëra vetëtimat dhe bubullimat
sheh bombardimet mbi Ukrainë, dhe
merr guximin t´i vë gjoks rrufeve të
Putinit, dhe përplaset me demonin
e tij të luftës që po e kërcënon botën!
Qytetari e urtësisë së vështirë, është
Amerika, Anglia dhe e tërë Evropa,
Evopa e luftërave dhe gjenive, këtë
herë, Evropa di ta shprehë urtësinë
e saj të vështirë kundër carit, Putin,
kundër frymës së vjetër të carëve.
Xhoe Bajden, heroi i demokracisë
në çastin më me krizë të kësaj bote
Evropës iu gjete para se t´pushtohej
iu gjete Ukrainës para s´e të mbytej,
iu gjete Ballkanit para se t´gjakosej.
Nuk ka tokë pa qiell dhe pa dritë,
dhe as popull pa një kulturë të lirisë
Urtësi e qytetarisë së Amerikës foli,
i vuri gjoks të mos shtrihej më tej,
cari Putin, e as lufta e tij kriminale.
Amerikë e urtësinë së vështirë e të
edukuar, jepja një përgjigjje Putinit,
të verbërit të përgjakur të Rusisë, se
dora e urtësisë së vështirë ia di të
metat armëve bërthamore të Putinit,
dhe armëve të shkatërrimit në masë.
Amerikë, mikja e dardanëve dhe e
Ilirëve, mikja e shqiptarëve pellazg,
Thoti e Zeusi do mburreshin me ty,
me vlerat tua qytetare dhe kulturën.
O i mrekullueshmi nip i Uitmanit,
mendja e t´urtit kurrë nuk vjetrohet!...