E humbur në jetë
Si valët e detit
E humbur në rrugë
Si lumi që del nga shtrati
E humbur në mendime
Nga mungesa jote
E humbur në mall
Për ty baba
Qenka vështirë të ëndërrosh
Qenka e rëndë pa ty të jetosh
Qenka keq për ty të mendosh
Se kur do të thërras prap ty baba
Me dhëmbje po shënoj
E me dhembje po të flas
Flas me qiellin natën
Që ti të më dëgjosh
Kjo vdekje na ndau
Shumë keq pa ty
sa shpejt u largove
E na le vetëm neve.
PAMJA JOTE
Zgjohem në mëngjes me pamjen teënde
Dal në rrugë me pamjen tënde
Kthehem prapë me pamjen tënde
Ku do që shikoj shoh pamjen tënde
Shoh personin që më mbronte
Shoh personin që më donte
Shoh personin që e adhuroja
Shoh heroin baban tim
Për ty këto fjalë janë veç fillimi
E di që nuk janë kalimthi
Janë fjalë nga zemra e thyer
Nga zemra që mbeti si jetimi
Kur mbylli sytë të shoh ty
E shoh engjëllin me lot në sy
Shoh babain që më thotë
Vajza ime forcohu
Se unë të shoh nga kjo botë
Shikoj qiellin e pikëlluar
Shikoj një yll duke ndriçuar
Shikoj hënën çdo natë
Që ti të më vjen në mendje prapë.
Nga vajza jote me e vogla Hatmane
Të duam shumë babi në 13 fëmijët e tu
Që vazhduam dhe do të vazhdojmëe të të bëjmë krenar
Dhe nëna që na mbështet gjithmonë me mundin e saj.