Dje, 3 maj 2022, në sallën e K K të Kastriotit (ish-Obiliqit) u mbajt takimi letrar për nder të Ditës së Lirisë së Shtypit, me ç'rast u bë edhe përurimi i monografisë "Fadil H. Curri-ky urtak i pashoq" i autorit Zymer Mehani.
Morën pjesë poetë e artdashës nga treva të ndryshme të Kosovës.
Me fjalë rasti dhe vargje të bukura u paraqitën poetët Fadil H. Curri (që pikërisht e kishte edhe ditëlindjen), Avdullah Troshupa, Rudi Berisha, Fatmir Çitaku, Hajrush Redenica, Ymrije Beqiri, Drita Kosumi-Syla, Ferdane Pllana, poetja e re nga Mitrovica, Lediona Afrim Syla etj.
Në këtë takim nga shkrimtari Rudi Berisha, kryetar i KL "ZAHIR PAJAZITI" u nderuan poetët Fadil H. Curri e Zymer Mehani me mirënjohje...
Për librin referuan Drita Kosumi- Syla ( Jeta dhe vepra e poetit Fadil H. Curri), Ymrije Beqiri ( mesazhet e shkrimtarëve mërgimtarë) dhe autori Zymer Mehani (fjala falënderuese për pjesëmarrësit).
Me pika muzikore u paraqitën vogëlushët artistë të udhëhequr nga Prof. Jakup Krasniqi nga Llapusha.
Në fund u dhurua nga një ekzemplar i librit "Fadil H. Curri-ky urtak i pashoq" për pjesëmarrësit e takimit nga autori Mehani për t'u relaksuar më pastaj me nga një kafe nga e bija e poetit Curri, Merita.
Autori Zymer Mehani i falënderon të gjithë pjesëmarrësit e takimit në fjalë dhe bashkëpunëtorët e tij: Fatmir Çitaku, Hajrush Redenica, Ymrije Beqiri, Drita Kosumi- Syla, Rudi Berisha dhe Fadil H. Curri.