Manifestim i madh poetik tri ditësh në Klosh të Pollogut. Ministria e Kulturës ka lëshuar para të majme e të shijshme ashtu sikurse vetë poetët e shijshëm e të ëmbël me ushqime, këngë e poezi.
Janë mbledhur anekend trojeve shqiptare këngëtarë e poetë për të shprehur jo vetëm ndjenjat, por edhe stilet e figurat poetike, artistike. Konkurencë e ashpër poetike, pjesëmarrës, "poetët" të fuqishëm shpirtëror e fizikë, lokalë, kombëtarë e univerzalë: Laraska, Huti, Korbi, Zogu, Kanarina, Dhelpra, Ujku, Pela, Mushka, Kali, Gomari, emra të njohur të artit, kulturës dhe shkencës letrare.
Dhe zgjidhet juria e çmimeve poetike: Gomari, Mushka dhe Dhelpra.
Kur të gjithë pritnin që zëri i figurshëm 24 karatëshe poetike i Kanarinës të shpallet fitues i Manifestimit, doli e kundërta.
Fitues i Manifestimit Kulturor, "Kloshi" për shkak krokamës poetike shpallet, Korbi.
Pas fitores së Korbit, Zogu i afrohet Kanarinës, duke i thënë në vesh...: "Çfarë shijesh poetike, krokamat e Korbit janë më të bukura sesa pentagramet simfonike tua."
Kanarina e pa kënaqur dhe e hidhëruar, ia kthen: "i di vlerat e mia poetike, si hidhërohem Korbit për çmimin e parë, po jurisë: Gomarit, Mushkës dhe Dhelprës