Mark Tuein, në parathënjen e vitit 1876, për Romanin e tij Aventurat e Tom Sejerit,na njofton se libri në radhë të parë i drejtohet fëmijëve,…. por është i bindur se edhe të rriturit s’do t’ i kthejnë kurrizin.
Në 146 vite ,nga data e saktësuar nga autori, romani është përkthyer në shumë gjuhë . Eshtë lexuar nga breza të tërë anëkënd globit. Pse është një kryevepër e letersisë humoristike për jetën e fëmijëve, është botuar, ribotuar, stërribotuar, skenarizuar për filma, e teatër.I ka dalë fjala autorit. Edhe sot, duke lexuar Aventurat e Tom Sejerit, si fëmijët, edhe të rriturit ndjejnë të njëjtën kënaqësi si paraardhësit e tyre, ndonëse koha shumë koncepte i ka ndryshuar në kokat e njerëzve.
Në faqen 26 gjejmë këtë rrefim:” Si u numuruan të vrarët e u shkëmbyen robërit, u lidh marrëvshja për mosmarrëveshjen e ardhshme dhe u caktua dita e betejes.’’
Kjo frazë është shkruar pas lojës së luftës, që e kemi praktuar edhe ne në fëmijëri ,në mungesë të topit, a paisjeve të tjera për të luajtur.Në lagje ,gardhet e shumtë, na paisnin me shpata, e heshta mjaftushëm.Edhe të sharat e pronarëve të gardheve , edhe sot I mbaj mend bukurmirë.
Lidhja marrëvshjeve për mosmarrëveshjet e ardhshme , qofsha në gabin ,më duket se sot po i lidhin të rriturit, së fëmijët, ndryshe nga ne, nuk kanë mugesa topi, për të luajtur luftash.
Po coptohen pozita e opozita në luftrat e tyre. Lufrat i bëjne të ashpra, se natyrisht në luftë ka vetëm një fitimtar. Meqë ne shqiptarët, nga sedra nuk e pranojmë humbjen, brënda në parlament nënshkruhen marrëveshje për dyluftimet e sirasë.
Si asnjëherë më përpara, kanë filluar të luajnë luftrash te SHQUP-i. Ndyshe nga lojrat e zakonshme, aty shihen tre palë kundërshtarë. Disa thonë se kanë aleat Naton, e Amerikën. Pala tjetër thotë se është kundër Rusisë. Pala e tretë e deklaron haptazi se është vetëm me fituesin, se aleancat e kolegeve nuk i kanë në refene. Këtu qendron veshtirësia, që edhe opionistët nuk po e dinë se kush do të dalë fitimtarë.
Sot po luftojnë Rusët kundra Ukrahinës . Meqë jemi larg, tërë jemi të një mendimi se heroizmi është te ushtarët ukrahinës, e jo të okupatorët rusë. Fatkeqësiht po njoftohemi cdo ditë, se po behën marrëveshje për të zgjidhur mosvmarrëveshjet e rradhës. Të dyja palët në luftë krenohen se janë sllavë. Nuk mund të cilësohet gabim nëse ndonjëri i emërton vëllai i madh, e vëdhai i vogël.
Me shume dhimbje, vë re shkrime që kërkojnë të ndersejnë kosovarët me shqiptarët, verioret me jugoret. Luftrat e fëmijëve janë thjeshte një lojë, që organizohen nga Tom Sejrët, fëmijë më të shkathët se shokët. Luftrat nacionaliste të Tom Sejerëve të rriturve sjellin dëmë shumë si në jetën e njerëzve, dhe në shkatërrimin e pasurive të palëve ndërluftuese.
Fatmir Lohja
Tiranë më 06.05.2022