Si me u ba i'h'erë si ti,
Me të tua bindje,
Me m'kremtue njerëzimi,
Në një Ditë, Datë'lindje...
Si me u ba i'h'erë si ti,
Yll Drite ndër Arena,
Me m'quajt "Paria",
Atlet maratone me dy krena...
Si me u ba i'h'erë si ti,
Sy'trim me plotë orë,
Me m'njoh njerëzimi,
Legjendë Europe e Shënjtor...
Sot, se'cili (s)krenohet në Ty,
N'Besa Besë t'mot'motit,
Në Ty-Atlet maratonisti...
Skënderbe i yni-Gjergj Kastrioti.
Atlet maratone me dy krena!
(L.M. 6 maj 2022)