Ç'ke moj gocë, që je kaq e mërzitur?
ti je një lule që kurrë s'je venitur!
je si dita e mirë, që është gjithmonë me diell
ti përngjan në dritë e përngjan në qiell!
Sadoqë ti me shikim verbon
Sëmundje largon e shërim ofron!
kudo ku je shndrit e ngrohë
Je një hënëplote që natën ndriçon!
Je rreze dielli që dashuri sjellë
je trëndafil i kuq mbush aromë tokë e qiell!
ti je një yll që ndritë e natën vezullon
Je si një diell që përherë na ngrohë!
Ti ngjanë në ylberin me ngjyra të bukura
çdo kush kur të sheh e të ka pranë,
je kurorë bardhësie e lirie në vendin tone
ty nga mençuria e bukuria që ke do të lakmon!
Nga shpirti i tij virgjrin dhe i lirë
njashtu siç je ti e natyrshme
të këtillë origjinale ty të dashuron...
ngase, do të thotë në vazhdimësi e nga çdo anë
Jeta ime është shumë më e pasur e më e lumtur
Gjithmonë kur më je, dhe kur ty të kam pranë!