M’humbi mendja nga gjumi i rëndë,
për ca kohë s’pash askënd!
M’trokiti diçka shpejt n’vrap,
përmes ëndrrimeve mendjam’erdhi prapë!
M’erdhi porosi e t’përjetësuarve,
veni drejtësi t’mbijetuarëve!
Për tu bërë shqiptarët një,
mos ngurroni për drejtësi!
Pa zbatushmëri t’ligjit s’keni shtet,
me të këqija krisma vret!
Porosi t’ndërtoni shtetin,
t’forconi n’popull unitetin...
T’i gjallëroni trojet e baballarëve,
ku jetuan etërit e t’parëve!
Varret e t’parëve ku i kishim,
t’zgjerohemi deri aty ku ishim...
T’heqim errësirën edhe zinë,
t’sillni dritë për shqiptarinë...
Po se ktyet këtë porosi,
zgjohemi nga varret ne përsëri...