S`ka kthim
Edhe nëse e takoj ferrin
Aty jemi çelnikosur
Në heronj të dheut e atdheut
Lindjen e kami pasur fat
Me ia fal Rugovës e Kosovës
Me i mbetë peng
Ndoshta ishte vetëm fjalë e shenjtë
Nëpër ëndrra ika
Ma s`ka kthim
Edhe nëse e takoj ferrin
RRJEDHË LUMBARDHI
Fjalët më rrjedhin
Lumbardhit trim
Si atëherë kur dhembja
Bëhej lot
Varg të dritës
më bëhet jeta
Dhe këngë e kujtimeve
Për luftëtarin Çel Shabanin
e Zhuj Selmanin.
VETËM SONTE
Ëndrrën kthema
Vetëm sonte
Të zgjatet nata
Kurrë të mos këtë
fund
Sonte bëj si di vet
Pastaj mbushni lumënjtë
Mos e zhgënjeni tokën
Në Ditën e re
U zgjova ëndrrën
Për dritën e diellit
Ta ruaj e ta mbaj
Si kujtimin për perëndeshat
ZGJUAR
Cila penë rri sonte zgjuar
Vargje t`i krijoj për hutën
Se nuk e falim Çakorrin
Të kishim det
Do të ia trazonim valët
Sytë s`do i lëmë të fjetur
S`ka gjumë për lirinë
As për dashurinë
Më thonë zanat e Rugovës sime.
MAGJIKE
Shpresa e ëmbël
Sa magjike si fjalë
Si dashuri ngjallë shpresë
Jep jetë për secilin njeri
Vetëm luftëtari s`vdes
Askush nuk vdes nga stuhitë
Edhe pse të vrasin
Atëherë kur të buzëqeshin
Me fjalët e mjalta
Nga goja apokalitike.
Idriz Çelaj
KOHA E THINJAVE
Tani kohën e mas
Me thinjat e mia
Asnjëherë nuk e mati
Me orë
Matje pa asnjë vlerë
E pakuptimtë
Pa kuptim
Jetën e mati me historinë
Zhukë Haxhia e Bajram Kelmendi
Nuk do e mas me orë
Me plagët e Gjergj Elez Alisë
Me mijëra vjet ferri
Me kullat e Azem Bejtës dhe Adem Jasharit
Orën e mati me Bjeshkët e Rugovës
Që jetën e falën e Çakorrin e rujtën në zemër.
UNË
Unë jetoj larg
Por ma shumë jetoj afër
Se qyteti im ma ka marr zemrën
Është ndezur flakë burëria ime këtu
I ka thinjat e mia
Shpirtin e lënë peng
Për fitoret e lirisë
Unë dhe qyteti im
I thurim së bashku ëndrrat.
NJË COPË ATDHE
Dua të mbjelli lumturi
Në një copë atdheu
Me fytyra heronjësh
Dhe me çlirimtarë
Një copë paqe
Dhe një copë ëndërr
Më i ba bashkë të dyja
Më i thurë lavde lirisë
Lumturinë më e gjetë diku
Në eshtrat e luftëtarëve të Çakorrit
Që jetën e falën e tokën nuk e fallen
Për asgjë në jetë
As edhe për dritën e diellit
Së ata u bënë drita e diellit tim.
EH PAQË
Duam të mbjellim paqë
Lumturinë ku më e marr
Pasha një tokë Çakorri që dikur ekzistonte
Ku e matësha burrninë time
Ma thoshte babi im rugovas
Në secilin cep atdheu mbjell paqë.
HE NJERI
E do me zemër diellin
Atdheun e di që e do
Nga frika e ferrit
Ti jeto
T`i di dëshirat
Dashuritë askush s`t`i di
Veç Adamit
Në qytetin im
Jetojmë me dritën e diellit
Mbrëmjet na tretin diku
Ku miza bren hekurin.
NJË EMËR
Askush s‘mundet të na e ndalë
Të Kemi një emër të përbashkët
Një tokëjonë dhe një flamur të çendisur
Nga një Marigonë
Trashëgim na e lanë gjyshër e baballarë
Shqipërinë për ta bashkue ne bijtë e saj krenar.
DHE VARGU
Dhe vargu ka ngrit kokën
Kaluan disa ditë
Që ai me mua nuk është mirë
E më u rikthye i vie keq
Se është edhe pak për dreq
Po, pa të unë s’mund të jetoj
U ndala të mendoj
S`jetohet pa ajr
E hiq pa bashkim të tokës e kokës,