Duhej të prisnim gjatë edhe shekuj
Na detyruan t’rrimë largë vëlla me vëlla,
Në tokën tonë të stërgjyshërve tanë
Duruam dhe me njëri-tjetrin nuk u pamë.
U dehem me etjen e kallur të xhaxhit « dreq »
Tremben edhe sot kujtimet e hidhura të pësimeve,
T’mos zgjohet kurrë hija e qelbur e atij përbindëshi
Sa i fortë është guri edhe më i fortë çenka njeriu.
Në sytë tanë sot, ka plot lot hidhërimi dhe gëzimi
Ëndërr e gjetëm mallin tonë të etur ndër shekuj
Me gjakun e mpiksur të dëshmoreve në shesh
Dhimbje t’moçme përtërijnë plagët edhe pas nesh.
Si shqipëtar a jemi në të mbarë, a jemi ai guri i fortë
Apo dikush e përqesh lojën tënde me gjepura qëndrese,
Mbi varret e trimave të lirisë mburren rrahagjoksat
Lule-therra mbjellin këlyshët e partisë dhe derrat e demokracisë.