Të parët e fisit morën
Rrugën për në katund
Qeverisë aktuale
Për të i dhënë fund
Në lindje të katundit
Nën hijen e një lisit
U tubuan dhe votuan
Qeverinë e një fisit
Me duar e përqafime
Në mes vete u uruan
Secili nga të pranishmit
Për ministra u emëruan
Ne kemi edhe përvojë
Flasim edhe pa mikrofona
Kjo është qeveria e shpresës
Madje edhe e ditëve tona
Tani tërë kabineti do ikim
Do të vazhdojmë në qytet
Përgjëgjësitë dhe zotimet
Do ti marrim me prioritet
U betuan dhe nënshkruan
Veç e veç në disa letra
Ne jemi QEVERIA në hije
Më e mirë se ajo tjetra
Jemi zgjedhur dhe votuar
Me ngritje dore-aklamacion
Numrat i kemi me bollëk
Nuk kemi nevojë për koalicion