Sa herë qajnë instrumentet me lotët e vet
Me zërat e qejfuar e dehjet kundërmuese,
Brengat përzihen e shkrihen nëpër tinguj
Sëcili udhëton me ritmin e vet në shpirt.
Sa herë gatërrohen rrugët, farkohen duart
Melodia e shputave t’lodhura i shoqëron,
Ah, kur ajo acarohet buzët e veta i kafshon
Merr me vete ty dhe mua kah do që shkon.
A peshohet jeta me vagë e drejtohet me shpagë
Era te dera mëshehtas i mbledh gjethet e thara,
Ajo është vetëm një tingull që ushton e s’pushon
Ne jemi ata që e akordojmë e herë ç’akordojmë.