Dje nëpër markete
Vërtet gjallëri ishte
Secili nga qytetarët
Nga dy qese i kishte
Ishte e veçantë dita
Me shumë bereqet
Mbusheshin dot qeset
Kur as vet nuk e pret
Qindarkën e qeverisë
Shpejt e masakruam
Madje edhe nga kusuri
Shumë lehtë shpëtuam
Pak krip, biber e sheqer
Edhe ca lloje keksa
Në qeset e dyta domate
Edhe pak speca djegësa
Këndin e bulmetit- mishit
Artikujve shumë prioritarë
Kësaj here të vizitohen
Nga deputetë dhe qeveritarë
Rradhë të gjata në arkë
Krijuar nga klientela
Paguanin me para në dorë
E assesi nga e kartela
Kjo qindarka e qeverisë
Bash si lavire ishte vërtet
As një orë të plotë madje
Nuk zuri vend në kuletë
Nëse e keni me zemër
Për këtë popull mendoni
Herën tjetër kësaj qindarke
Bile një zero t,ia shtoni?!..