2 Qershori sa i bukur
Si çdo vit, sivjet më shumë,
Djali i madh sa ka mbushur
35 vjeç dhe burrë.
Rrjedh urimi dashuri
Si prindi për djalë të tij,
Jetën pastë mjaltë e flori
Dhe dita iu bëftë njëmijë!
Me familjen qoftë bekuar
Aldi ynë, shtyllë vizionare,
Ball' i bardhë e i nderuar
Hap i qetë në Udhë krenare.
Kujtojmë vitet, si u rritëm
Tani në fraksion sekonde
Të tre si zgalemë u ngritën
Detesh me furtunë dhe onde.
I pari është timonieri
Për vëllezër orientimi,
T'i them Medaljon nderi
Ngjan i vogël krahasimi...
Është i madh Dudushi ynë
Po ne i vogël na duket,
Në çdo çast i puthim synë,
Dashuria ndihet, s' thuhet...
Siç Maresin ai e do
Dhe ne po aq shumë e duam,
Kjo është jeta, domosdo
Luleboret na u shtuan...
Gëzuar Dusho ditëlindjen
Bashkë nga Antalia të urojmë
Me Odetën mban familjen,
Qofshi të lumtur gjithmonë!