"Po thuhet e shkruhet në shkencë
se hëna, është bija e tokës
e toka ka origjinë, nga vetë dielli
hëna ndoshta mundë të jetë e mbesa e diellit ?!"
Të krahasohet e të lidhet me shkencën
po thuhet se është pak sa e habitshme
të lidhet me natyrën dhe prezencën e sajë
kjo është bukuria vetë!
Të lidhet me njeriun është pak sa e çuditshme
ndërsa po të lidhet e të krahasohet me poetët
dhe poezinë e uverturat, vargjet e tyre të çmuara
është pak sa e mahnitshme gjithsesi...
"Prandaj, nga kjo mund të konstatojmë e të themi:
Njeriu, shkenca, natyra,toka, hëna, yjet, deti...
Me këto bukuri e hijeshi së bashku
kur të jetë i përbashkuar dhe i harmonizuar,
me këto mrekulli në mes veti...
Ndonëse edhe ai që ngroh, globin tonë, dielli
janë të njësuara, të lartësuara në këtë univers global
ngase njeriu si njeri, dhe si qenia më e përsosur në jetë:
Do të lartësohet te vetë, Zoti e qielli!"
Por ku po na mbetët athua dashuria,
misteri e sekreti i mistershëm;
i detit, qiellit, tokës për njeriun, njeri?!