"E vëreja se edhe shtazët e përjetonin makthin nga agresiviteti bombardues njerëzor.
Kafsha jeton neturale në distancë me njeriun dhe nacionalitetin e tij.
Ky dykëmbësh mizor që mban thikën dhe kallashnikovin vret për pushtet dhe kënaqësi, gjë që nuk i ndodh kafshëve.
Njeriu nuk është as kafshë e as njeri.
Njeriu ha kafshë më shumë se sa kafshët që e hanë njeriun, të rralla janë ato kafshë që e hanë njeriun.
Jeta e qetë dhe e lumtur nuk po bëka pa gjak, në këtë tokë vetëm gjaku rinon..." Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.