Është e rëndë
Sa planeti
Sa Bjeshkët e Namuna
Sa shkëmbinjtë
Sa deti
Në shpirt të rëndon
Të helmon
Zemrën ta zhurit
Shpirtin ta cfilit
E gjakun ta prish
Nga mendja t'habit
Është e rëndë ajo
Sa një galaksion
Të prish
Të dërrmon
shpirtin ta shkatërron
Ta gërryen zemrën
Pak edhe ngapak
Të përvëlon
Të djeg flakë
Porsi dallgë t' tërbuara
T'liqenit zemërak