Festivali i filmit “Prishtina International Film Festival” i paraprë të mbahet në Prishtinë në muajin korrik është shtyrë për në muajin gusht.
Përfaqësues të këtij festivali përmes një komunikate për media kanë njoftuar se edicioni i 14-të i PriFest do të mbahet nga 23 deri në 28 gusht.
“Edicioni i 14-të i këtij festivali i planifikuar te realizohet ne korrik, eshte shtyre dhe do të mbahet me 23-28 gusht. Për detaje të tjera do t’ju informojmë me kohë”, thuhet në komunikatë.
Festivali tjetër “Sunny Hill” që ishte paraparë të mbahet në gusht në kryeqytet është zhvendosur në Tiranë.