Europë pse na luan syrin
Edhe po na josh tradhëtisht
Pastaj na kthen bërrylin
Gjithmonë na len në bisht
Dikur ne thyenim kokën
Me gjithë ato perandori
Ty për ta mbrojtur tokën
E per të dhënë liri
Ishim plot lavd edhe legjendarë
Shkruanin për ne edhe në kronika
Sot po luani sikur me budallë
Nuk na ulët kurrë as në karrika
Të humbur ne nuk do jemi
As kur na shmangni me hile
Dijeni asnjë borxh s’ju kemi
As kur i mbyllni sytë kastile
Europë e dashur e plot moral
Me burokratët tu krekosesh përherë
Edhe Unionin e bëre të përdal’
Sa herë na e mbylle të vetmen derë
Edhe e bukur edhe tradhëtare
Lojën luan bukur me plot hijeshi
Fute brenda edhe qen e mace
E me ne flet veç per barazi
Mos e harroni se kush ishte njishi
Se ikën shumë stinë e vite plotë
Ju vetë deshët e na latë te bishti
Halli i juaj që do na kini mbi kokë!