Ti, liri
1.
Ti je si buka
N'sofër që e qesim
Ti je si zjarri
N'vatër që e ndezim
Ti je ujë i pastër
Në verë i të eturve
Ti je kurora
E të pavdekurve
Ti je si vala
Si dallgë e detit
Ti je si yjet
Që ndritin qiellit
Ti je e bukur-
Ngjyrë e ylberit
Ti je e ëmbël
Si buzëqeshje fëmije
Ti je më e shtrenjta-
Zjarr dashurie
2.
Për ty, liri
Jemi prerë e grirë
si cjapi te kasapi
Nga mizori e satrapi
Për ty, liri
Kemi vuajtur
në burgje e falanga
Të lidhur me pranga
Për ty, liri
Shtegtuam e rendëm
Maleve dhe brigjeve
Në foletë e shqipeve
Për ty, liri
Kemi qëndruar
Dhe kemi luftuar
Me pushkë në duar