Çuditërisht
Këtij shekulli po i vje era mashtrim
Ajrit po i vjen era gënjeshtra
Tokës akoma po i vjen era gjak
Arsyes po i vjen era zhgënjim
Servilët me thika pas shpine
Koten e zgërdhihën si qenët
Gulfat e djersës ju rrjedhin laprave rreth qafe
Në llogoret e premtimeve boshe
Në këtë shekull me fërfëllazë, me borë baltë
E tradheti .
Demonët e zi me sy gjarpëri
Ngatrruar me kollare
Flejnë mbi harta me gërsherë në dorë.
E mbarë qytetarët e Dardanisë
Në mes ëndrres dhe zhgjëndrrës.
Dridhem
Nga kryeneçësia që mallkon.
Po mashtrohem sërish me gënjeshtra shekullore
Ata po e lëmojnë atdheun me shputa ariu
Me gërshërë leshi.
Më prangat që të mbeten mes dore.
Po druajë se do ti mallkojë perendija
Shpirt zinjët e ketij shekulli Shoh zogjtë e atdheut plotë gaz
Qe i mban shpresa
Dhe pyesin…?
Kur do te rrezeje drita e shpresës
Qe sjellë edhe për ne me shumë dashuri !...