Edhe në këtë vit
Si një vit më parë
Pasurinë e lajmërova
Vetëm në formularë
I shënova tokat
Që ne i kemi ndarë
Madje aty shkruan
Vetëm si trashëgimtar
Formularët e tillë
Më shkojnë për dore
Fare nuk e lajmërova
Që kam edhe dashnore
Rubrikat vërtet ishin:
Banesa, fëmijë dhe grua
Në formularë nuk gjeta
Dashnorën për ta lajmërua
Për këtë nga gëzimi
Shkrepa disa rafale
Më gëzojnë edhe faktet
Se nuk ka vepër penale
Nëse dashnorën fare
Nuk e lajmëron në letër
Pse në vitin e ardhshëm
Të mos e kam një tjetër