Secila ditë

Kultura

Secila ditë

Nga: Zymer Mehani Më: 30 qershor 2022 Në ora: 09:45
Zymer Mehani

Nëse jeta është natë
secila ditë është mandatë

Nëse jeta është bekim
secila ditë është gëzim

Nëse jeta është kafaz
Secila ditë është maraz

Nëse jeta shkon kot
Secila ditë është lot

Nëse jeta është det
Secila ditë është valë

Nëse jeta është ndarje
Secila ditë është mallë

Nëse jeta është mrekulli
secila ditë është dashuri

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat