Për rreth një orë në Teatrin Kombëtar, të enjten pasdite qëndroi arkivoli i producentes Vjosa Berisha.
Qytetarë, miq e dashamirë, kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprimtarisë së producentes.
E ndjera u përcoll edhe në banesën e fundit.
Familjarë, artistë dhe miq të shumtë përkujtuan sot regjisoren dhe producenten Vjosa Berisha.
Në ceremoninë përkujtimore të Berishës, u vlerësua angazhimi i saj për jetën kulturore në kryeqytet dhe Kosovë.