“Kështu janë të gjithë e njësoj, shpirtrat e trazuar”
Atyre të cilët nuk rrinë duar kryq, dhe pa reaguar
Ata pa lexim, dashuri, reagim për njohuri e drejtësi …
Rrezikojnë e flijohen, dhe nuk bëjnë tradhti.
Ku digjen e shkrihen njëjtë , sikurse gazi dhe si një qiri;
për njeriun që është e mbetet, çdo herë njeri!
Duke ia bashkangjitur atyre, me një sinqeritet të vërtetë
Në një prani me miq, me cigaret e alkoolin për të pirë;
“Tymi i tyre i pa shprishur, si bloza e oxhakut që nuk tretë;
zemër e mushkëri, ka për ti nxirë”!
Në punët e tyre jetike, dhe me një rëndësi të madhe,
nuk kanë shanse pa reaguar dhe pa u rebeluar...
Kudo e kurdo në shtëpi, institucione,shkolla e shoqëri,
për jetën që kanë jetuar …njësoj kanë për ta përfunduar…
Prandaj, të sinqertë janë Ata, dhe kështu do të mbesin
gjithmonë njëjtë shpirtra të trazuar e të rebeluar;
për komb e shtet, me shpirt të pastër, Ata do të vdesin!