Re ,shi, errësirë, tufan...
Përcillmeni tej udhës së shtruar me valë...
Pritmëni në shkëmbin mbuluar me mall!
Përqafomëni pastaj!
Mbytmëni në erëra dallgësh
brigjeve të shpirtit!
Unë do hesht!
Do dëgjoj!
Do pres...
këmbanën e shpirtit të oshëtijë!
Unë do pres rrezet,
Do pres arin e pakufijshëm
depërtuar detit
....të shpirtit!
Do thur ëndrra rrufesh!
Rrjeta miqësie...
Fllade ndjesie...!
MUA, KRIJESËS ...
Fshihu mes ëndrrash,
Ti, fantazi e robëruar!
Ti, robëreshë fantazie!
Lidhur duart,
këmbët, shpirti...
me zinxhir-gur!
Ah, robëreshë fantazie, lirohu!
O tani, o kurrë!
Kape gurin në pëllëmbë,
Pastaj flake tej...
Jo para teje!
Ta pret rrugën një ditë.
Hidhe mbrapa!
Kokën mos e kthe!
Ti linde në udhët e drejta!
Ndje me shpirt,
Veç Zotin beso
dhe sërisht...dashuro!