Kur veten fajtor ta ndiesh
Para saj mos u shkreh në vaj
Nëse lumturinë s'deshe ta shijosh
S'të ka hije tash as të qash!
Kur diellit s'ia deshe dritën
Mjaltit s'ia shijove ëmbëlsinë
Dashurinë e njerëzve s'e vlerësove
Mos u anko sot për mërzinë!
Kur pesha e fajit të të rëndoj
Dhe toka të të çoj peshë
Do ta ndiesh fajësinë e gurëzuar
Për gabimet që nuk pate pendesë!