Ata që duanë t’mirën t’ruajn,
bijnë shpesh pre e atyre që t’rruajnë!
Ata që duan atdhen mbrojnë,
ata që s’e duan e hajnë e shkatërrojnë!
Ca pas luftës na edukuan keq,
na i luen sytë me spec!
Bënë hapësirë për faqezinj,
për rrenacakë, mashtruesë e dallavergjinj!
T’ndershëmit pasurinë e ruajnë,
t’pandershmit pa fije turpi atë e rruajnë!
Drejtësia t’ec pa ndalim,
shkatërrimëtarët mos t’kenë shpëtim!
Lulet t’çelin t’vijë pranvera,
tash hyjnit janë te dera!
Pa vonesë t’ndriçoj moti,
ndër ne kurrë mos t’rrjedh më loti!
Dasht Zoti t’kem forcim,
n’shtëpitë tona t’ketë veç gëzim!